Disa nxënës të një shkolle në fshatin Vitomericë të Pejës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi gjatë orëve të paradites të mërkurën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, drejtoria e shkollës ka informuar autoritetet rreth orës 10:00, kur disa nxënës kanë filluar të ndihen keq.
Nxënësit kanë njoftuar se janë ndier keq pasi kanë ngrënë ushqim në një lokal afër shkollës.
Ata janë transportuar me autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF), ku kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
Drejtori i shkollës është ftuar për intervistim.
Policia ka thënë se ende nuk ka hapur rast për helmim.