Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së enjtes në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë ajo.
Në pamjet e publikuara nga KOHA shihet e rrokullisur një prej veturave të përfshira në këtë aksident.
Me rastin thuhet se po merret njësiti i trafikut.