Kronikë

Dy të dyshuar kanosin gjyqtarët

gjyq

Derisa po bëhej gjyqi për rastet e tyre - një në Skenderaj dhe tjetri në Prizren – dy të dyshuarit kanë kanosur gjyqtarët. 

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se në Skenderaj kur po përfundonte seanca, i dyshuari e kanosi gjyqtarin dhe është dërguar në burgun e Dubravës. 

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në përfundim të seancës gjyqësore ka kanosur gjyqtarin, viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës”, thuhet në raport.

Kurse, në Prizren në rast tjetër i dyshuari ka kanosur gjyqtari dhe është kthyer në burg. 

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte duke u gjykuar ka kanosur gjyqtarin e rastit, viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar dhe i njëjti meqenëse ishte duke e vuajtur dënimin për një rast tjetër është kthyer në burg”.