Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe një qytetar të mërkurën me dyshimin për korrupsion.
Sipas njoftimit, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është njoftuar se zyrtari i ATK-së ka pranuar një shumë të hollash nga një qytetar i dyshuar gjatë ushtrimit të detyrës në terminalin doganor në Mitrovicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet njoftuan se në terminal janë siguruar dëshmitë se i dyshuari me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit kishte ofruar para, të cilat i janë gjetur zyrtarit të ATK-së.
“Gjatë punës operative dhe hetimore në bashkëpunim edhe me zyrtarë të Policisë Kufitare, në hapësirat e terminalit Doganor në Mitrovicë janë siguruar dëshmitë se i dyshuari mashkull me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin e tij dhe të njëjtat i janë sekuestruar përkohësisht si provë materiale relevante për veprën penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.