Kronikë

Dy të arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin për vjedhje të vazhdueshme për dy vjet në një firmë

Arrestim - policia

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Dy persona janë arrestuar në orët e para të së dielës në Fushë-Kosovë, nën dyshimin për vjedhje.

Siç ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh, pronari i një firme ka raportuar se punonjësi i tij në vazhdimësi përgjatë dy vjetëve ka kryer vjedhje, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm. 

Pas intervistimit nga prokurori, njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetër është dërguar në mbajtje. 

Rasti është cilësuar nga policia si “vjedhje e rëndë dhe blerje apo fshehje të sendeve të përfituara”.