Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Duke kanosur policët rrëzohet e bëhet për spital prizrenasi

Policia /ilustrim

Foto: Ilustrim

Një rast i sulmit ndaj zyrtarëve policorë është regjistruar të shtunën në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari është arrestuar për shkak se pas shqiptimit të tiketës ndaj tij, ka kanosur dhe sulmuar policët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet e ditur se i dyshuari gjatë sulmit ndaj zyrtarëve është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

 Gjatë arrestimit të tij zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.