Një konflikt i çastit mes disa personave ka përfunduar me të shtëna armësh dhe pesë të plagosur në afërsi të ish-Gjykatës së Laçit, pasditen e sotme.
Të plagosurit, shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N. dhe D. Gj., janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas informacioneve paraprake nga Policia, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes personave të përfshirë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së Kurbinit, të cilat kanë shoqëruar disa persona për t'i marrë në pyetje lidhur me incidentin.
Në ndihmë të policisë vendore janë angazhuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë nga Njësia Shkodër, me qëllim kontrollin e situatës dhe sigurimin e zonës.