Policia e Kosovës po e heton rastin e gjuajtjes me armë zjarri pranë një shkolle në Klinë.
Një person është arrestuar të martën, pasi kishte shtënë në drejtim të viktimës, por nuk e kishte qëlluar atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit, e rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, por nuk e kishte qëlluar atë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Rasti në procedurë”, thuhet në njoftimin e plotë.