Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Burri i armatosur mbyll në shtëpi bashkëshorten e vëllain e saj, arrestohet

Burri mbyll në shtëpi bashkëshorten e vëllain e saj, arrestohet

Një person është arrestuar në Gjakovë të mërkurën mbrëma pasi Policia u njoftua se i dyshuari po mbante me forcë dy viktima dhe po i kanoste me armë zjarri. 

Policinë e ka njoftuar një djalë i cili i ka thënë se ai me motrën e tij po mbahen nën kërcënim të armës në shtëpinë e të dyshuarit në Gjakovë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Policisë, djali ka arritur të ikte, por motra kishte mbetur brenda. I dyshuari është bashkëshorti i saj. 

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore, përfshirë njësinë e hetimeve dhe NJRSH-në, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të treguar, është arritur që i dyshuari të arrestohet. Gjatë ndërhyrjes, dhe kontrollit të realizuar në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe 54 copë fishekë. Në vend-ngjarje po ashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e vogël e dyshuar substancë narkotike”, njoftoi PK-ja.  

Ndërkohë, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të pësuara.