Tre të mitur janë therur me thikë të mërkurën në një përleshje. Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa dy prej tyre janë liruar e një është mbajtur për trajtim të mëtutjeshëm.
Një i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë 30.04.2025-13:10 . Pas marrjes së një informate për therje me thikë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në tre persona meshkuj kosovarë të moshës se mitur të cilët dyshohet se janë therur me mjet të mprehtë –thikë. Të lënduarit janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku pas marrjes së tretmanit dy nga ta janë liruar, ndërsa njëri prej tyre është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është njoftuar nga Policia.
Një rrahje, ku janë përfshirë të miturit, ka ndodhur edhe në fshatin Glloboqicë të Kaçanikut të mërkurën pasdite.
Dy persona janë arrestuar, njëri prej tyre i mitur, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një të mitur, duke i shkaktuar lëndime në kokë. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për trajtim në QKMF të Kaçanikut.
“Fsh. Glloboqicë, Kaçanik 30.04.2025-20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i moshës se mitur, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën e moshës se mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime në kokë. Viktima është dërguar ne QKMF Kaçanik për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.