Një zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”, rast i cili ka ndodhur më 22 qershor të vitit të kaluar.
Për rastin, në raportin 24-orësh, Policia ka njoftuar se ka arrestuar edhe një të dyshuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ferizaj 22.06.2023-NN. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuarit mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dyshohet se ka falsifikuar dokumentin zyrtar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.