Rr.M., i dyshuar që në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”, është arrestuar të martën.
Policia ka njoftuar se ky arrestim është në vazhdën e operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në Vushtrri, ku janë arrestuar katër persona për “detyrim” dhe vepra të tjera penale.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, para dy ditësh përmes një aksioni në komunën e Vushtrrisë për kontrollin e shtëpive të katër personave të dyshuar, ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për veprën “detyrimi” dhe një tjetër i cili ishte në arrati për veprat penale “lëndim i lehtë trupor dhe “arratisja e personave të privuar nga liria”.