Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Shtime të martën pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari ishte në lidhje dashurie me të miturën. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti është iniciuar si “sulm seksual”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer rastin ndaj viktimës femër kosovare (e mitur) me të cilën ishin në lidhje dashurie. Në konsultim me prokurorin, për shkak se viktima është e mitur është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.