Një person është arrestuar në Prishtinë pasi duke tentuar t’i shmangej ndalimit policor, e kishte goditur veturën zyrtare të Policisë dhe iu kishte shkaktuar lëndime trupore policëve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia njoftuan të enjten se të dyshuarit i është gjetur një sasi e dyshuar narkotike dhe pas bastisjeve në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë, janë sekuestruar 6 qese të llojit marihuanë, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe para kesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit me inicialet L.SH. i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Ndaj tij janë iniciuar veprat penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.
“I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit Prokuroria do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore. Ju njoftojmë se ky operacion është realizuar me sukses në saje të bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e përbashkët.