Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën drogë dhe armë

arrest

Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimet për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve, pas një pune operative dhe hetimore, ka ndaluar një veturë me targa vendore më 17 qershor, rreth orës 19:00. Vetura drejtohej nga një person i dyshuar – mashkull, shtetas i Kosovës – për aktivitet të dyshuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kontrollit në veturë, tek i dyshuari është gjetur një sasi e kokainës me peshë 0.4 gram, 380 euro para të gatshme dhe një telefon. Pas arrestimit të tij, me urdhër të prokurorit, është bastisur banesa e të dyshuarit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 45.6 gram kokainë, një armë zjarri me dy karikatorë, 9 fishekë të kalibrit 9 mm, 8 fishekë të kalibrit 7.65 mm, një peshore digjitale, një DVR i kamerave të sigurisë dhe një telefon shtesë.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.