Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person në Gjilan pasi dyshohet se është i përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda.
Sipas njoftimit, vjedhjet janë kryer gjatë shkurtit të këtij viti, derisa pas arrestimit janë sekuestruar dëshmi që do të përdoren në Gjykatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari është me inicialet D.M., i lindur në vitin 1992.
“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste të ndodhura gjatë muajit shkurt të vitit 2025. Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në Gjykatë”, thuhet në njoftimin policor.
I dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.