Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua në Pejë me dyshimin se ka ekspozuar një revole në rrjetet sociale. Revolja i është konfiskuar me 148 fishekë, e me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Ajo është shoqëruar në Polici më 12 maj, e publikimin e ka bërë më 30 prill. Rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me datë 12.05.2024 njësiti i hetuesisë ka shoqëruar të dyshuarën femër kosovare, pasi që e njëjta në rrjete sociale ka ekspozuar një revole. Në lidhje me rastin është konfiskuar një revole me 148 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.