Një grua është arrestuar në Istog të mërkurën për dhunë në familje dhe keqtrajtim të fëmijëve.
Policia ka njoftuar se ajo dyshohet se sulmoi burrin me të cilin bashkëjetonte, e edhe fëmijët e saj të mitur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është raportuar se, më 19.03.2025 një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Po ashtu, dyshohet se e dyshuara ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve të tyre të mitur. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.