Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dielën një person për dhunë në familje dhe ia ka sekuestruar atij një armë me gjashtë fishekë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia e stacionit në Ferizaj më datën 25.08.2024 rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Policët e rendit dhe hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur ta arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 30-vjeçare, i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, pas intervisitimit nga hetuesit policorë, i dyshuari për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.