Një zyrtar është arrestuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në Ferizaj.
Policia e Kosovës pas një hetimi të gjatë ka siguruar dëshmi se i dyshuari - ish-zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj e tani me pozitë tjetër – derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019, si ofiqar, dyshohet se ka keqpërdorur pozitën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me rastin dyshohet se i dyshuari ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas të huaj, turk, në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, teksa i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë, ka sqaruar Policia përmes një komunikate.
I dyshuari ia ka mundësuar të huajit të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe pastaj edhe me patentë shofer.
Të martën është siguruar prezenca e të dyshuarit dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa, personi i dyshuar turk që dyshohet se ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, tani është i ekstraduar në Turqi.