Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet për veprën penale kanosje.
Ai thuhet se nuk e ka liruar zyrën e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe gjatë kontrollit është vërejtur se ai kishte të veshur një antiplumb.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti ka ndodhur të enjten paradite.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.