Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ishte i dënuar me dy vjet burgim dhe ndaj tij kishte shtatë urdhëresa aktive të gjykatës.
“Sot nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i cili kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës. Personi i dyshuar, XH. P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej pasi që i njëjti është dënuar me burgim (mbi dy vjet), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar thuhet se është dërguar në vuajtje të dënimit.