Tre punëtorë të një kompanie janë arrestuar nga Policia në Pejë, nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe dëmtim të ndërmarrjes në të cilën ishin të punësuar.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur ndërmjet majit 2024 dhe janarit 2025, në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas hetimeve, të dyshuarit kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme duke i shkaktuar kompanisë dëme që kapin vlerën e rreth 31 mijë eurove.
Pas arrestimit dhe intervistimit nga autoritetet hetimore, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.