Policia e Shqipërisë njoftoi se janë arrestuar pesë shtetas të Kosovës pasi janë kapur me barna që bëjnë përgatitjen e lëndëve narkotike. Janë sekuestruar 1.057.840 tableta, 300.000 euro kesh dhe gjashtë celularë.
Njëri prej të dyshuarve s'i kishte deklaruar ato në pikëkalimin kufitar në Rinas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Të arrestuarit janë B.Z., 45-vjeçar, F.Z., 34-vjeçar, A.I., 23-vjeçar, A.G., 20-vjeçar dhe A.M. 21-vjeçar.
Autoritetet policore thanë se sipas hetimeve, të arrestuarit i kanë blerë barnat në Jordani dhe synonin t'i futnin në Shqipëri.
“Nga kontrolli i ushtruar në 14 valixhe (bagazhet e të arrestuarve), janë konstatuar 1 057 840 tableta (barna) të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 417.1 kg, që dyshohet se përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 300 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi. Nga verifikimet e kryera dyshohet se 5 të arrestuarit do të futnin në Shqipëri dhe më pas në Kosovë, barna të blera në Jordani”, thuhet në komunikatën policore.