Kronikë

Arrestohen katër persona për zjarrvënie në Pejë, 14 raste të proceduara

zjarr

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për zjarrvënie në rajonin e Pejës, pas një serie incidentesh që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fusha bujqësore dhe prona private.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjatë ditëve të fundit janë proceduar gjithsej 14 raste të zjarrvënieve, për të cilat është vepruar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

“Katër persona janë arrestuar dhe intervistuar, ndërsa 10 raste të tjera janë referuar në prokurori për trajtim të mëtejshëm ligjor”, thuhet në njoftim.

Policia konfirmon se zjarret janë shkaktuar si pasojë e pakujdesisë apo qëllimisht, duke theksuar se disa nga to kanë përfshirë fusha të mbjella me grurë dhe objekte banimi.

Në këtë kontekst, autoritetet kanë falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe informimin në kohë reale, duke ndihmuar në shuarjen e zjarreve.