Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar që inskenuan një rast rrëmbimi në Shtime

Policia arrest sulm bastisje ne kerkim

Foto-Ilustrim: KOHA

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës të premten ka ndaluar dy persona të cilët dyshohet se kanë inskenuar një rast rrëmbimi në magjistralen Ferizaj – Shtime.

Siç ka njoftuar Policisë, më 29 janar rreth orës 20:45 policia në Shtime ka pranuar informacion lidhur me një rast të dyshuar rrëmbimi, i cili thuhej se kishte ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fillimisht, dyshohej se persona të panjohur kishin rrëmbyer një qytetar dhe e kishin dërguar në fshatin Jezerc të Ferizajt. Për këtë arsye, rasti ishte cilësuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”.

Por gjatë hetimeve, Policia ka zbuluar se H.L. 21 vjeç dhe E.S. 24 vjeç e kanë inskenuar rastin.

Pas intervistimit të të dyshuarve, rasti është rikualifikuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.