Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për një rast të sulmit seksual ndaj një gruaje në Gjilan

arrestohen

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për një rast të sulmit seksual ndaj një gruaje që thuhet se ka ndodhur këtë dhjetor në Gjilan. 

Njëri prej të arrestuarve thuhet se është bashkëshorti i viktimës, i cili sipas saj ka qenë në dijeni me sulmin që i është bërë nja i dyshuari tjetër. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.