Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prishtinë, i treti në arrati

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të shtunën në kryeqytet, pas raportimit të një rasti për fajde më 9 tetor 2024, për të cilin në kërkim është vënë edhe një person i tretë.

Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë identifikuar tre të dyshuar lidhur me rastin, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe intervistuar - A.F. (38) dhe E.F. (19), shtetas të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Aktualisht hetuesit janë në kërkim të personit të tretë, i cili ndodhet në arrati.