Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të shtunën mbrëma në Lipjan nën dyshimin për tregti me narkotikë.
Policia ka treguar se rreth orës 20:00 kishte ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 10 qese marihuanë, të cilat janë konfiskuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë bastisur edhe shtëpia e njërit të dyshuar. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Lipjan, 11.01.2025 - 20:00. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit te njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë(10) qese te vogla me marihuanë të përgatitura për shitje. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë pasi që dyshohet se i njëjti e kishte angazhuar të dyshuarin e lartcekur për shitjen e narkotikëve. Pas përfundimit te intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër në Fushë-Kosovë në orët e vona të së shtunës, për drogë.
Atij i është gjetur 8.66 gramë marihuanë. Ai pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.