Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar për vjedhje në ngrohtoren e Gjakovës të premten.
Një nga të arrestuarit është pronar i një hekurishte në Gjakovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka thënë se më 8 qershor kishte gjetur një sasi të dyerve dhe dritareve të aluminimit të prera që dyshohet se janë vjedhur në ngrohtoren e Gjakovës.
“Rr. Adem Jashari, Gjakovë / 07.06.2024-16:00. Pas një pune të suksesshme operative-hetimore me datë 08.06.2024 janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e provave materiale (dyer dhe dritare të aluminit) të prera në një hekurishte pronë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen në ngrohtoren e qytetit të Gjakovës dhe i njëjti i kishte dërguar në hekurishten e të dyshuarit të lartcekur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë.