Katër persona janë arrestuar të mërkurën në Prizren pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht një burrë dhe me forcë e kanë futur në një veturë dhe e kanë dërguar në një vend tjetër.
Ata po dyshohen për veprën penale “privim të kundërligjshëm nga liria”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Viktima thuhet se është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit theksohet se janë dërguar në mbajtje.