Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Vrasje e rëndë

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.G., që dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë. Sipas Prokurorisë, i pandehuri e kishte privuar nga jeta viktimën B.M., më 3 shtator të 2023-s në Arbanë të Prizrenit.

Vrasja dyshohet se ishte kryer me kallashnikov, në prezencë të bashkëshortes dhe vajzës së viktimës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të dëmtuarat H.Th., dhe A.M., gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa i dëmtuari R.M., arrin të fshihet prapa një muri në afërsi të vendit të ngjarjes, e i dëmtuari H.Sh., fshihet prapa automjetit të të pandehurit. I pandehuri largohet në drejtim të automjetit të tij, kur e vëren të dëmtuarin H.Sh., ia drejton armën, e në momentin kur i dëmtuari i drejtohet me fjalë se ‘unë nuk kam bërë asgjë, vetëm iu kam ndarë’, i thotë që të largohet nga aty, hip në automjetin e tij të llojit ‘Volksëagen Tiguan’ dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e me këtë rast të dëmtuarve H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M.,. dhe H.Sh., u rrezikon jetën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I pandehuri akuzohet edhe për mbajtje në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.