Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve E.Xh., dhe K.Xh, për veprën penale “grabitje”.
Sipas njoftimit, në fshatin Ratkoc të Rahovecit dy të pandehurit, duke i ndarë rolet bashkë me N.N. kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit M.M. me qëllim të grabitjes.
“Të pandehurit të maskuar me përdorim të forcës dhe me kanosje serioze të armës automatike të llojit AK-47, sulmojnë jetën dhe trupin e të dëmtuarit M.M., dhe bashkëshortes së tij N.M. Të dëmtuarit M.M., i kërkojnë para duke e goditur me mjete të forta në kokë dhe trup dhe e godasin po ashtu të dëmtuarën N.M., duke ua marrë nga qafa me forcë zinxhirët e arit, ashtu që shkrepin një herë me armë dhe me të ikur nga aty ia marrin nga xhepi i setrës shumën prej 7.000 euro”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime të pandehurit E.Xh., dhe K.Xh., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “grabitja”. Gjithashtu i pandehuri K.Xh., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.