Kronikë

Aksident në rrugën Dragash – Prizren, dy të lënduar

Aksident

Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën Dragash – Prizren. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar për KOHËN, se rruga ka qenë përkohësisht e mbyllur, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në këtë aksident. 

“Sot më datë 17.08.2025, rreth orës 18:20, në rrugën Dragash-Prizren është raportuar një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka liruar rrugën”, ka njoftuar Bytyqi.