Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Miradi, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ku si pasojë është lënduar një person.
Në aksident është përfshirë një autobus dhe një traktor, ndërsa lëndime trupore ka marrë shoferi i traktorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 19:30, në rrugën nacionale M9 drejtimi Prishtinë – Pejë, në fshatin Miradi, është shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime. Sipas informatave fillestare është përfshirë një autobus dhe një traktor. Drejtuesi i traktorit ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ekipet kompetente policore janë duke i kryer hetimet për të ditur shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.