Nëntë persona janë lënduar në një aksident trafiku të hënën në fshatin Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur në orën 18:10, ku dy nga të lënduarit janë fëmijë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) persona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lënduarit ishin fëmijë. Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.