Një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti sot rreth orës 13:40, në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka thënë se në aksident është përfshirë një motoçikletë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa Njësia rajonale e komunikacionit rrugor është duke trajtuar rastin./ kp