Kronikë

61-vjeçari në Prizren vdes pasi goditet nga vetura e parkuar që lëvizi prapa

Policia e Kosovës

Një 61-vjeçar të premten ka vdekur pasi u godit nga vetura e parkuar që lëvizi prapa në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima R.S., pasi kishte parkuar veturën e tij dhe po vendoste një gur për siguri, është goditur nga lëvizja prapa e automjetit. Si pasojë, ai është rrëzuar nga një mur rreth 6 metra i lartë.

Fillimisht është konstatuar se kishte shenja jete, por gjatë transportit drejt Ambulancës së Reçanit ka vdekur.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e procedurës “Hetim i vdekjes”.