Një grua rreth moshës 53 vjeçare është gjetur e vdekur të martën rreth orës 01:30 në fshatin Beqiq të Vushtrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KOHËN se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZahiti ka thënë se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rreth orës 01:30 është raportuar për një rast vdekjeje të dyshimtë në fshatin Beqiq të Vushtrrisë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës femër rreth 53 vjeçare është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes”, ka thënë Zahiti.