40-vjeçarja shqiptare me inicialet E.D. është vrarë nga bashkëshorti me thikë në mes të rrugës të enjten në Athinë, raporton “CNN”-i grek.
40-vjeçarja u gjet e shtrirë në mes të rrugës e mbuluar me gjak dhe me një thikë në bark.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkëshorti E.D., me origjinë nga Shqipëria, po kërkohet nga Policia si i dyshuari kryesor.
Çifti kishin pasur shpeshherë probleme dhe ishin në proces divorci.
Viktima e kishte raportuar në Polici për herë të parë dorasin në vitin 2013. Raportim kishte bërë edhe në vitin 2022 e 2024.
Ishin prindër të dy fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç.
