Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

27-vjeçari nga Kosova godet për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

ilustrim

FOTO: Ilustrim

Një 27-vjeçar nga Kosova me inicialet A.M. është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se të martën në mbrëmje ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor rreth 60 vjeç në autostradën Milot – Morinë.

Sipas Policisë, i dyshuari është banues në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gjegjan.

“Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi. Materialet  procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.