Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

22-vjeçari ndalohet në Ferizaj, drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

Gjobë

Një 22-vjeçar është ndaluar të dielën në Ferizaj, nën dyshimin se e ka drejtuar veturën e tij nën masën mbrojtëse.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët”, thuhet tutje në njoftimin policor. 

Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim me autoritetet në raste të tilla.