Udhëtimi i radhës i ekipit të emisionit “JETA” në Kohavision, pati për destinacion Shqipërinë, më saktë qytetin e Vlorës.
Histori, kulturë e vende turistike të këtij qyteti, ekipi i ka vizituar gjatë dy ditësh qëndrimi atje, mundësuar nga Agjencioni i Uhdëtimeve “FIBULA”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKalaja e Kaninës, ishte destinacioni i parë, tashëgimi kultutore karakteristikë për qytetin e Vlorës.
Ajola Cobani, udhërrëfyese, ka shpalosur për vizitorët historinë që fshihet prapa kësaj kalaje.
Ajo për vizitorët ka treguar se në Kaninë supozohet të ketë lindur gjyshi i Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, njëjtë si edhe bashkëshortja e tij, Donika Arianitit.
Manastiri i Zvërnecit e Muzeu Historik i Pavarësisë, ishin pikat tjera të vizituara gjatë këtij udhëtimi, i cili u mbyll me lundrimin me anije përgjatë ishujve të Karaburunit e Sazanit.