Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
JETA

Përgjysmohet fshati më i madh i Kosovës

Vizita e radhës e ekipit të emisionit “Jeta” ishte në fshatin më të madh të Kosovës, Zhurin.

Ndodhet vetëm 12 kilometra larg qytetit të Prizrenit dhe gëzon një pamje të mrekullueshme e pozitë të veçantë gjeografike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vite më parë fshati Zhur, sipas banorëve rezidentë aty, kishte mbi 10 mijë banorë, porse sot kjo shifër është përgjysmuar.

Shumë të rinj e shumë familje kanë marrë rrugën drejt Evropës, duke e lënë thuajse në heshtje fshatin e tyre të lindjes.

Kryetari i fshatit, Behar Begaj, ka folur për vjetërsinë e Zhurit si vendbanim. Veç mënyrës së jetesës dikur dhe sot në fshat, Begaj ka përmendur edhe problematikat me të cilat ballafaqohet Zhuri. Mes tyre, mungesa e ujit të pijshëm.

Rrëfimin e tyre për jetën aty për emisionin “Jeta” e ka ndarë edhe njëri nga fermerët aktiv. Me 300 krerë dele, Avni Hoxha, i siguron të ardhurat familjare. Hoxha e edhe vendësit e tjerë kanë mesazh për pjesën e mbetur të fshatit, që të mos e braktisin vendin e lindjes.