Emisioni “Jeta” në KTV ka nisur sezonin e ri këtë të premte. Në edicionin e parë ekipi i emisionit, ka vizituar fshatin Lipë të Komunës së Pejës.
Lipa është vendi prej nga e ka prejardhjen këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë rrëfimeve të vendësve atje, të cilët herë pas here e vizitojnë fshatin e lindjes, flasin për yllin shqiptar, duke i drejtuar edhe porosi.
Njëra nga bashkëvendëset e këngëtares, i është drejtuar asaj me kërkesë për ndonjë organizim në fshatin prej nga e ka prejardhje vetë Dua, duke i dhënë mundësi fshatit Lipë të bëhet atraksion për vizitorë.
Fshati Lipë, sipas vendësve, dikur kishte pasur 30 shtëpi, ndërsa tani ai ka mbetur thuajse krejt i braktisur.