Nga Tërrnava e Podujevës është realizuar edicioni i ri i emisionit “Jeta” në Kohavision. Prej këtij fshati vjen rrëfimi i Mevlide Vrajollit, fermere e kësaj komune.
Ajo jeton në Prishtinë, por çdo ditë thotë se i bën rreth 30 kilometra udhëtim, vetëm për ta punuar tokën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBujqësia është bërë punë primare e saj, prej së cilës i siguron të ardhurat familjare.
Vrajolli thotë se është e diplomuar në fushën e Sociologjisë, por pavarësisht kësaj, deri tani nuk ka arritur të sigurojë një vend pune.
Kjo është arsyeja pse ka zgjedhur bujqësinë si mundësi për të fituar të ardhura.
Menta, rozmarina e shumë të tjera, janë bimët të cilat i kultivon ajo.
Ndryshe nga 6 vjet më parë, fermerja Mevlide Vrajolli, shprehet se e ka gjetur veten në bujqësi, aq sa nuk do ta ndërronte me asnjë profesion tjetër.