Emisioni “Jeta” në edicionin më të fundit solli rrëfimin e një çifti amerikan, që prej 18 vjetësh jeton në Kosovë.
Lisa dhe Steve Frey kanë rrëfyer për ardhjen e tyre për herë të parë në Kosovë, katër vjet pas luftës. Kanë treguar për gjendjen e vështirë të vendasve në atë periudhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy amerikanët, që flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe, fillimisht kishin jetuar në Decan e Pejë, ndërsa prej 8 vjetësh janë vendosur në fshatin Prugovc të Komunës së Prishtinës.
Si udhëheqës të një organizate, nëpërmjet së cilës krijojnë ambiente rekreative për të rinjtë në vend, çifti nga Amerika ka treguar se është ambientuar mirë me shqiptarët e Kosovës.
Janë prindër të pesë fëmijëve, tre prej të cilëve jetojnë bashkë me ta në fshatin Prugovc.
Çifti nga Montana ka thënë se nuk e ka menduar kurrë largimin nga Kosova.