INTERAKTIV

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut - sonte në “Interaktiv” gazetari, Seladin Xhezairi

Seladin Xhezairi

Çka prodhuan zgjedhjet lokale në Maqedoninë e veriut?

Sonte në Interaktiv, gazetari veteran nga Maqedonia e Veriut, Seladin Xhezairi na ofron një analizë post-elektorale në Maqedoninë e veriut.

Çfarë peisazhi politik prodhuan zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut? A do të nxisë fitorja dërmuese e VMRO-DPMNE-së zgjedhje të reja parlamentare? Çfarë do të thotë fitorja e VLEN-it ndaj BDI-së qendrat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut? A po e humb fuqinë politike Ali Ahmeti dhe cilat janë pasojat politike për partinë që dominoi skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut? Këto dhe më shumë, sonte në Interaktiv?