Ajo që ishte paralajmëruar ditë më parë, është bërë zyrtare të martën mbrëma. Lamine Yamal, ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2031 me skuadrën e Barcelonës.
Talenti spanjoll nënshkroi kontratën e tij të re të martën në zyrën e klubit në praninë e drejtuesve të Barcelonës.
Sulmuesi i Barcelonës debutoi për ekipin e parë më 29 prill të vitit 2023, në moshën 15-vjeçare. Që atëherë, talenti spanjoll ka shpërthyer në skenën e futbollit botëror me paraqitjet që tashmë janë pjesë e historisë së Barcelonës.
Sulmuesi iu bashkua akademisë “La Masia” në moshën 7-vjeçare dhë është ende vetëm 17 vjeç.
Ai luajti rol kyç në suksesin e Barcelonës, që fitoi Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe titullin. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë. Yamal ka bërë 106 paraqitje për ekipi ne parë dhe ka vendosur një sërë rekorde, duke u bërë golashënuesi më i ri ndonjëherë në La Liga, Kupë ne Mbretit dhe Superkuën e Spanjës, si dhe lojtari më i ri që ka bërë 100 paraqitje për Barcelonën.
Në karrierën e deritashme me ekipin e parë të Barcelonës, Yamal ka shënuar 25 gola dhe ka kontribuar me 34 asistime.
Më herët është bërë e ditur se me kontratë të re talenti spanjoll merr edhe numrin 10 në fanellë. Po ashtu është bërë e ditur në Spanjë se Yamal do të marrë një pagë vjetore prej rreth 25 milionë euro.