Sulmuesi Mirlind Daku ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën ruse, Rubin Kazan. Të dielën, Rubin Kazani, ka njoftuar se Daku do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2029.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Daku, është sulmuesi kryesor i Rubin Kazanit.
Daku përfundoi i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të sezonit të kaluar të Premier Ligës ruse të futbollit. Shënoi 15 gola.
27-vjeçari Daku pjesë e Rubin Kazanit është nga viti 2023. Ai u transferua nga Osijeku për një milionë euro.